Luftime të reja mes forcave ukrainase dhe separatistëve prorusë janë duke u zhvilluar në të hyrë të Donetskut, bastioni kryesor i kryengritësve që ndodhet nën një rrethim, ku Kivei i ka kërkuar civilëve të largohen, njoftojnë gazetarët në terren.

Shpërthime të fuqishme dhe të vazhdueshme vijnë nga Marinka, në periferinë jugperëndimore të qytetit, nga ku ngrihen shtullunga tymi.

Sipas bashkisë, "predhat e lëshuara gjatë gjithë natës kanë dëmtuar një stacion elektik në një lagje në Donetskut, duke lënë pa elektricitet rreth 50 godina dhe banesa".
"Dje në mbrëmje në qenëdr të qytetit një eksploziv plagosi tetë separatist", njoftojnë të njëjtat burime.

Luftimet po intensifikohen që prej shumë ditësh rreth Donetskut, qyteti më i madh i fushës qymyrgurore të Donbasit , dhe rrisin frikën e një sulmi që mund të sjllë luftime shumë të përgjakshme./ATSH/