Zgjedhjet legjislative në Ukrainë të fituara nga partitë properëdnimore konsakrojnë fitoren e përkrahësve të zgjidhjes paqësore të konfliktit, vlerësoi sot zvendësministri rus i Punëve të Jashtme, Grigori Karassine.
"Bilanci zyrtar i zgjedhjeve ende nuk është publikuar, por tashmë është e qartë që partitë që janë pro zgjidhjes paqësore të krizës ukrainase kanë marrë maxhorancën", deklaroi Karassine për agjencinë publike Ria Novosti.
"Bëhet fjalë për forca politike pak a shumë të arsyeshme, që nuk kërkojnë përdorjen drejtpërdrejtë të forcës për zgjidhjen e problemeve", vazhdoi ai.
"Është një mundësi e re për ata që të rikthehen në marrëveshjet e arritura, kryesisht në atë të Minskut, mbi vendosjen e armëpushimit, të arritur më 5 shtator me pjesëmarrjen e Rusisë", vazhdoi Karassine.
Pas numërimit të 40 për qind të votave, Blloku Petro Poroshenko ka marrë 21,5 për qind ndërsa Fronti Popullor i kryeministrit Arseni Jaceniuk (21,6 për qind), janë në krye të zgjedhjeve, të ndjekur nga Partia "Samopomitch" (11 për qind), formacion i krijuar nga përkrahës të rinj dhe luftëtarë që kthehen nga fronti.
Këto dy parti konsiderohen si parti që kanë një pozicionim të fortë përballë separatistëve dhe Moskës, por nuk konsiderohen si "parti të luftës", sikurse quhen ndonjëherë Partia Radikale e populistit Oleg Liachko dhe Partia "Batkivchtchina" e ish-kryeministres Julia Timoshenko, që do të arrijnë të hyjnë në parlament me respektivisht 7,4 për qind dhe 5,7 për qind të votave.
ATSH
/Shqiptarja.com