BEOGRAD, 22 korrik /ATSH-ANSA/ - Një grup vullnetarësh serbë në lindje të Ukrainës luftojnë së bashku me separatistët prorusë. Kjo është zbuluar nga e përditshmja e Beogradit "Nase novine", që publikon një intervistë me liderin e luftëtarëve serbë, Bratislav Zhivkoviç. "Ne jemi të gjithë gjallë, por në këtë moment kemi tre të plagosur.
Më rëndë është komandanti i njësisës së Obusit, i cili është në spital në pritje për t'u operuar në të dyja këmbët", thotë Zhivkoviç, i cili refuzon të tregojë vendin ku operon grupi i vullnetarëve serbë, ku bëjnë pjesë 37 burra. "Situata është shumë e paparashikueshme", shtoi ai. "Në të vërtetë, askush nuk mund të parashikojë evoluimin e
situatës, sidomos pasi nuk ka vetëm një komandant për forcat proruse. Në një vend mund veprojnë deri në tre ose katër formacione të ndryshme, secili për vete", shton ai. Për Zhivkoviçin priten ardhje të tjera nga Serbia, edhe
pse situata në terren rëndohet, sidomos në ditët e fundit pas ngjarjes me avionin malajzian. "Separatistët prorusë nuk kanë sisteme në gjendje për të rrëzuar një avion në atë lartësi. Ne, serbët e dimë sesi në të kaluarën janë përpjekur të na akuzojë për gjëra të ngjashme", përfundon Zhivkoviç./ /l.q/ a.jor.
/Shqiptarja.com