Nata ka qenë e qetë në qytetet kryesore në lindje të Ukrainës pas hyrjes në fuqi, dje në mbrëmje, të një armëpushimi të arritur mes Kievit dhe rebelëve prorusë, njoftuan gazetarët.
"Në Donetsk, kryeqyteti rajonal dhe bastion i rebelëve prorusë, nata ka qenë e qetë", theksoi sot Bashkia në një komunikatë.
"Nuk ka asnjë informacion për të shtëna apo shpërthime në qytet", vijon komunikata.
Në Mariupol, port strategjik në brigjet e detit Azov, që i trembej këto ditët e fundit një sulmi të prorusëve, situata ka qenë gjithashtu e qetë.
Dy vullnetarë të batalionit Azov, që luftoi përkrah trupave ukrainas, konfirmuan se nata ka qenë shumë e qetë dhe se nuk kishin dëgjuar asnjë zhurmë të dyshimtë.
Kievi dhe rebelët prorusë nënshkruan dje në Minsk një armëpushim destinuar për t'i dhënë fund një konflikti prej pesë muajsh në lindje të vendit që ka shkaktuar 2 600 të vdekur dhe gjysmë milioni refugjatë dhe të zhvendosur./ATSH/
/Shqiptarja.com