KIEV, 26 nëntor /ATSH-AFP/ - Kryekomandanti i NATO-s, gjenerali amerikan Philip Breedlove u shpreh sot shumë i shqetësuar nga militarizimi nga Moska i gadishullit ukrainas të Krimesë aneskuar në muajin mars nga Rusia.
"Ne jemi shumë të shqetësuar nga militarizimi i Krimesë", theksoi gjenerali, Breedlove në një konferencë shtypi.
Pajisjet ushtarake ruse që po vendosen në Krime (...) si raketa aerodinamike dhe raketa antiajrore janë në gjendje të kërcënojë të gjithë rajonin e Detit të Zi", shtoi ai.
Këto javët e fundit, Rusia ka riforcuar praninë ushtarake në Krime. Ajo ka vendosur gjithashtu të rihapë një stacion alarmi antiraketë dhe t'i kushtojë më shumë se 1,75 miliardë euro deri në vitin 2020 zhvillimit të flotës së saj në Detin e Zi./
/ec/