Numri i të vdekurve në konfliktin në Ukrainë pothuajse është dyfishuar, pasi më shumë se 2 000 njerëz kanë humbur jetën, deklaroi sot Zyra e të Drejtave të Njeriut e Kombeve të Bashkuara. "Një mesatare prej më shumë se 60 njerëz janë vrarë çdo ditë gjatë luftimeve dhe numri i përgjithshëm i vdekjeve u rrit në 2 086 më 10 gusht, një rritje dramatike nga 1 129 nga llogaritjet e fundit më 26 korrik", tha agjencia e Kombeve të Bashkuara. "Në këtë konflikt, rreth 5 000 persona të tjerë janë plagosur", shtoi ajo./ATSH/