KIEV- Dhjetra vetë kanë mbetur të plagosur, bashkë me një fotograf të agjencisë Reuters, gjatë përleshjeve mes policisë dhe mbështetësve të opozitës gjatë tubimit të mbrëmshëm pro europian në sheshin qëndror të Kievit.
Përleshjet shpërthyen pasi protestuesit kundërshtuan përpjekjet e policisë për evakuimin e dy furgonëve me paisje fonike të cilat do të përdoreshin gjatë tubimit në mbështetje të BE-së.
Protestuesit rrethuan furgonët për të mos lejuar ti afroheshin punonjësit e policisë rrugore, cka shkaktoi reagimin e forcave të rendit. Këto të fundit siç raporton Reuters, filluan të sulmojnë protestuesit dhe gazetarët që ndodheshin aty pranë. Një fotograf i agjencisë, një kameraman bashkë me dhjetra qytetarë kanë mbetur të plagosur si pasojë e goditjes me shkopinj gome.
Ndërkaq liderët e opozitës Arseniy Yatsenyuk dhe Yuri Lutsenko u përpoqën të negociojnë me policinë por pa rezultat. Forcat e rendit vazhduan të shtyjnë protestuesit duke u marrë furgonët. Përpara përleshjeve, afro 10 mijë mbështetës pro europianë morrën pjesë në manifestimin në sheshin “Pavarësia”, skenë e revolucionit Portokalli të viteve 2004-05 që mposhti përpjekjen e parë presidenciale të Viktor Janukovi. Opozita e akuzon kreun e shtetit se ka vjedhur ëndrrën e ukrainasve për integrim në BE, pasi bllokoi nënshkrimin e një marrëveshje për tregtinë e lirë mes unionit dhe Ukrainës.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com