KIEV- Presidenti ukrainas Petro Poroshenko shpalli sot një ligj historik i destinuar të luftojë korrupsionin dhe të pastrojë administratën nga kuadrot e ish-regjimit të Viktor Janukoviçit, duke filluar një valë masive kontrollesh të funksionarëve dhe përgjegjësve politikë.
"Është një ditë historike për Ukrainën, kam nënshkruar një ligj lustracioni. Pastrimi do të bëhet në aparatin e shtetit. Lavdi Ukrainës!" u shpreh me përgëzime Poroshenko në llogarinë e tij "Twitter".
Në përfundim të ligjit të ri, gati të gjithë funksionarët dhe përgjegjësit politikë, nga përgjegjësit e policisë deri tek kryeministri, duke kaluar nga gjyqtarët dhe drejtuesit rajonalë, gati një milionë persona në total, duhet të justifikojnë pasurinë e tyre dhe të ardhurat e tyre. Ata që nuk do e bëjnë këtë gjë do të përjashtohen nga funksionet publike nga pesë deri në 10 vite.
Ligji synon të pastrojë funksionet publike nga kuadrot e ish-regjimit, në veçanti ata që janë implikuar në represionin e manifestuesëve të dimrit të kaluar, si dhe personat që mbështetën publikisht separatistët prorusë.
Kontrolli do të fillojë nga Ministria e Drejtësisë, që është ngarkuar që më pas të kontrollojë pjesën tjetër të apratati shtetëror. Ky ligj do të prekë gjithashtu edhe ish-agjentët e KGB-së dhe ish-kuadrot e Partisë Komuniste të epokës sovjetike./ATSH/