KIEV, Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko, shkarkoi sot guvernatorin e rajonit separatist prorus të Donetskut, milionerin Sergui Taruta, dhe në vendin e tij është emëruar një gjeneral, njoftoi zyra presidenciale për median.
Gjenerali, Olexandre Kikhtenko, 58 vjeç, ish-komandant i trupave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, zë vendin e Tarutas, 59 vjeç, biznesmen me origjinë nga i njëjti rajon ku ushtronte detyrën, për t'i dhënë fund rebelimit separatist prorusë.
Taruta kritikoi hapur në shtator iniciativën për paqe të presidentit Petro Poroshenko për Lindjen rebele duke e cilësuar si vjedhje vendimin për t'i dhënë një status të veçantë rajonit rebel prorus të Donetskut dhe Luganskut.
Pasuesi i tij, gjenerali Kikhtenko, me origjinë nga rajini i Kharkiv dhe i diplomuar në akademinë ushtarake në Moskë, është në krye të listës së partisë "Forcë dhe Nder" shefi i së cilës, Igor Smeçko, u emërua përgjegjës i sektorit të inteligjencës me jashtë pranë presidencës./ATSH/
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)









