KIEV, 5 shtator /ATSH-AFP/ - Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko urdhëroi ushtrinë për ndërprerjen e operacioneve luftarake në lindje të vendit duke nisur nga sot pasdite (15:00 GMT) pas nënshkrimit të një "protokolli paraprak" për një armëpushim me rebelët.
"Kam urdhëruar shefin e shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura për ndërprerjen e operacioneve luftarake duke nisur nga sot ora 15:00 GMT", theksoi presidenti, cituar nga shërbimi i shtypit.
Petro Poroshenko njoftoi më parë në rrjetin social "Twitter" nënshkrimin e një "protokolli paraprak" armepushimi mes Kievit dhe rebelëve prorusë në kryeqytetin bjellorus.
Disa minuta para nënshkrimit të dokumentit, kryeministri Arseni Jaceniuk nënvizoi se plani i paqes duhet të parashikojë tërheqjen e trupave ruse nga territori ukrainas duke iu kërkuar perëndimorëve të japin garanci për një marrëveshje të tillë./
/ec/ a.jor.