Presidenti gjeorgjian, Guiorgui Margvelachvili e cilësoi fyerje për Gjeorgjinë vendimin e paraardhësit të tij, Mikheil Sakashvili për pranimin për të qenë në krye të rajonit ukrainas të Odessas, pas marrjes së shtetësisë ukrainase.
"Kjo sjellje e pahijshme është e pakuptueshme", deklaroi Margvelachvili në komentet televizive të publikuara dje në mbrëmje.
Saakachvili, 47 vjeç, i cili është parë këtë fundjavë t'i jepet shtetësia ukrainase, ka fyer shtetin tonë", theksoi ai.
"Ka gjëra më të rëndësishme se karriera, dhe mes tyre bën pjesë dhe kombësia e vendit të tij", shtoi presidenti gjergjian.
Sipas ligjit gjeorgjian, një shtetas gjeorgjian që pranon shtetësinë e një vendi tjetër humb automatikisht kombësinë gjeorgjiane. Kjo humbje duhet të konfirmohet nga dekretimi, gjë që në rastin e Sakashvilit nuk është bërë për momentin.
Armik i betuar i Vladimir Putinit, Sakashvili u emërua të shtunën guvernator i rajonit strategjik ukrainas të Odessas, me objektivin për të mbrojtur sovranitetin e vendit dhe për të luftuar korrupsionin./
/atsh/
/Shqiptarja.com