Volodymyr Zelenskiy bëri betimin të hënën si presidenti i ri i Ukrainës dhe menjëherë shpërndau parlamentin, që ai e karakterizoi si një grup individësh që duan vetëm të pasurohen për vete.
Pak para se ta shpërndante parlamentin, ai i kërkoi të miratonte një ligj kundër pasurimit të paligjshëm të ligjvënësve dhe të mbështeste mocionet e tij për të shkarkuar Ministrin e Mbrojtjes të vendit, kreun e Shërbimit ukrainas të Sigurisë dhe Prokurorin e Përgjithshëm, të gjithë alearë të ish-presidentit Petro Poroshenko.
Zgjedhjet e parakohëshme do të mbahen pas dy muajsh dhe mund të shtojnë numrin e vendeve për përkrahësit e tij në parlament, që do t’ia bënin të mundur miratimin e politikave të tij.
Në fjalimin e tij pas inaugurimit, ai tha se objektivi i tij kryesor ishte të arrinte një armëpushim në Ukrainën lindore, ku trupat qeveritare luftojnë prej pesë vjetësh me separatistët e mbështetur nga Rusia, një konflikt që ka shkaktuar vdekjen e rreth 13 mijë vetëve.
Zoti Zelenskiy ka premtuar se do të vazhdojë në rrugën pro-perëndimore të Ukrainës, por përtej kësaj, programi i tij politik nuk ka marrë ende formë.
Komediani 41 vjeçat dhe ylli i televizionit fitoi 73 për qind të votave në zgjedhjet presidenciale të muajit të kaluar dhe u bë presidenti më i ri i Ukrainës, pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik./VOA
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
48.9%
-
Jo
47.5%
-
Nuk e di
3.6%
Vota total: 6842
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Bisedimet SHBA-Rusi në Arabinë Saudite, Putin: Ka rezultate, por është e pamundur të zgjidhen shumë çështje pa rritur nivelin e besimit mes Moskës dhe Uashingtonit
19 Shkurt, 15:33
-
Zelensky: SHBA-ja po e ndihmon Rusinë që të dalë nga izolimi global
19 Shkurt, 12:32
-
Përse Donald Trump nisi një sulm frontal kundër presidentit Zelensky?
19 Shkurt, 12:12
-
Deklarata e përbashkët e drejtuesve të PPE për të konfirmuar mbështetjen ndaj Ukrainës, partia e Melonit nuk e nënshkruan
19 Shkurt, 11:07
-
Veton Surroi: Kronikë e politikave të shpallura të Trump
19 Shkurt, 08:29
-
Plani SHBA-Rusi për paqen në Ukrainë/ Trump i drejtohet Zelenskyt: Dëshiron një vend në tryezën e negociatave? Shko në zgjedhje
19 Shkurt, 07:32
-
Franca përgatitet për samitin e dytë për luftën në Ukrainë
18 Shkurt, 21:36
-
Takimi SHBA-Rusi, BE-ja reagon pas përjashtimit: Jo negociata pa ne dhe Ukrainën
18 Shkurt, 21:32
-
'Zelensky duhet rrahur me thupër', ministri i Jashtëm rus: Biden gaboi, Trump na kupton më mirë
18 Shkurt, 21:22
-
Takimi Rubio-Lavrov në Riad/ Meçollari në ‘Frontline’: Rusia doli nga izolimi ndërkombëtar! Plani i Trump cilësohet tradhëti ndaj Ukrainës
18 Shkurt, 20:01
-
Kush ishte në tryezën e bisedimeve SHBA-Rusi në Arabinë Saudite?
18 Shkurt, 18:20
-
Udhëheqës të BE-së e NATO-s mblidhen në Paris me kërkesë të presidentit Macron! Diskutojnë për 4 orë mbi sigurinë evropiane dhe luftën në Ukrainë
17 Shkurt, 18:41