KIEV - Një vizitë të papritur bëri sot presidenti ukrainas, Petro Poroshenko në rajonin e Donbasit, në lindje të vendit, ku pjesa më e madhe është nën kontrollin e rebelëve filorusë, për të verifikuar nga afër procesin e votimit në zonat ku kontrollin e kanë autoritetet ukrainase, njoftoi vetë presidenti Poroshenko në faqen e tij në Twitter.
Në Donetsk dhe Lugansk, bastione të rebelëve prorusë, qendrat e votimit nuk u hapën.
Llogaritet që nga rreth pesë milionë votues, përfshirë ata të Krimesë së aneksuar nga Rusia me anë të një referendumi, vetëm dy milionë prej tyre mund të votojnë.
Sot pasdite pritet që Poroshenko të votojë në Kiev.
Në Ukrainë zhvillohen sot zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ku pritet të fitojnë partitë properëndimore./ATSH/
/Shqiptarja.com