Forcat properëndimore që drjtohen nga presidenti Petro Poroshenko dhe kryeministri, Arseni Jaceniuk, kryesojnë ndjeshëm në zgjedhjet legjislative që do të zhvillohen të dielën në Ukrainë, por dy parti proruse kanë gjithashtu shanse që të hyjnë në parlament, sipas një sondazhi të publikuar sot.
Blloku i Petro Poroshenkos pritet të marrë 30,4 për qind të votave i ndjekur nga Partia Radikale e populistit Oleg Liaçko dhe nga Fronti Popullor i drejtuar nga Jaceniuk (10,8 për qind), sipas një sondazhi të përbashkët të Institutit të Sociologjisë në Kiev dhe të fondacionit "Iniciativa Demokratike".
Këto vlerësime bazohen mbi përgjigjet e dhëna nga votuesit që e kanë bërë zgjidhjen e tyre tashmë, por mbeten rreth 32,2 për qind që nuk kanë vendosur ende. Marzhi i gabimit është 2,2 për qind.
Formacioni properëndimor "Samopomitch", i përbërë kryesisht nga përkrahës të shoqërisë civile, llogaritet të marrë 8,5 për qind të votave dhe partia "Batkivchtchina" e ish-kryeministres, Julia Timoshenko, pritet të marrë 7,5 për qind të votave.
Dy parti proruse, "Ukraina e fortë" dhe "Blloku opozitar", trashëgimtare të Partisë së Rajoneve të presidentit të shkarkuar Viktor Janukoviç, mund të arrijnë të kalojnë nivelin e pesë për qind, niveli minimal për të pasur deputetë në parlament.
Presidenti properëndimor Petro Poroshenko, i zgjedhuer në maj pas rënies së regjimit prorus, kërkoi zgjedhje të parakohshme legjislative për të konsoliduar pushtetin e tij dhe të rinovojë asamblenë ku ka ende ish-aleatë të Viktor Janukoviçit të akuzuar se mbështesin separatistët prorusë në Lindje, ku konflikti i armatosur ka bërë më shumë se 3 700 të vdekur në gjashtë muaj.
ATSH
/Shqiptarja.com