MOSKË, 16 shtator /ATSH-AFP/ - Rajoni i Donbasit, bastion i rebelëve prorusë, nuk ka më asnjë lidhje me Ukrainën, deklaroi sot një nga krerët separatistë, zëvendësministri i Republikës së vetëshpallur të Donetskut, Andrei Purguin
"Dombasi administrohet në mënyrë krejtësisht autonome, ky territor nuk ka lidhje me Ukrainën", njftoi Purguin, duke reaguar ndaj miratimit nga Kievi të një ligji që garanton një autonomi më të madhe për rajonet e Donetskut dhe Luganskut, në lindje të Ukrainës, aktulisht gjerësisht të kontrolluar nga separatistët.
"Kievi është i lirë të mirtojë ligjet që dëshiron. Por ne nuk parashikojmë asnjë lidhje të tipit federal me Ukrainën", theksoi ai.
Megjithatë Purguin theksoi se krerët separatistë do e studiojnë me vëmendje ligjin e miratuar nga parlamenti ukrainas.
"Ndoshta mund të ngremë një dialog në disa pika, kryesisht ekonomik dhe sociokultural", shtoi ai.
Konflikti i armatosur mes rebelëve prorusë dhe forcave të armatosura ukrainase, që në pesë muaj ka bërë më shumë se 2 700 të vdekur, ku shumica janë civilë, ka shkaktuar shkatërrime të mëdha në Donetsk dhe Lugansk, dy qytetet kryesore të rajonit të Donbasit./
/G.S/