UKRAINË – Putin & Poroshenko: Armëpushimi po respektohet nga palët


KIEV, 6 shtator /ATSH-AFP/ - Presidenti ukrainas Petro Poroshenko dhe ai rus Vladimir Putin konstatuan gjatë një bisede telefonike se armëpushimi i nënshkruar dje është respektuar nga të gjitha palët, njoftoi presidenca ukrainase.
"Dy krerët e shtetit konstatuan se regjimi i armëpushimit është respektuar nga të gjitha palët. Ata biseduan për masat që duhen marrë që armëpushimi të zgjasë", njoftoi presidenca ukrainase në një komunikatë për shtyp.
Në Moskë, Kremlini njoftoi se "të dyja palët shprehën kënaqësinë e tyre përsa i përket faktit se armëpushimi është respektuar nga të gjithë".
Gjatë bisedës telefonike dy presidentët shkëmbyen mendimet e tyre në kuadrin e konsultimeve që janë duke u zhvilluar mbi ndikimin e marrëveshjeve të asocimit mes Kievit dhe BE-së te anëtarët e Bashkimit Doganor të ish-republikave sovjetike, të drejtuar nga Moska./
/G.S/  a.jor.

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Lajmi se bashkëshorti i ministres goditi me thikë drejtorin, reagon Delina Ibrahimaj: Ja si qëndron e vërteta