Qyteti i Luganskut, bastion i separatistëve në lindje të Ukrainës që është përfshirë nga luftimet, ndodhet në prag të një katastrofe humanitare, pa ujë, elektricitet dhe pa furinizime në produkte ushqimore, paralajmëroi sot bashkia e qytetit.
Ky kryeqytet rajonal, pranë kufirit rus, ku popullsia kalonte 500 mijë banorë para kryengritjes, është tronditur nga përplasjet gati të përditshme prej disa javësh mes forcave ukrainase dhe rebelëve prorusë.
"Kio që po ndodh sot në Lugansk, është një luftë e vërtetë që deri tani i ka marrë jetën më shumë se 100 banorëve paqësor", theksohet në një komunikatë të bashkisë.
Sipas bashkisë, "elektriciteti, uji i rrjedhshëm, linjat telefonike dhe internet janë ndërprerë. Reservat e karburantit janë mbaruar. Për sa i përket ushqimeve, shumica e dyqaneve janë mbyllur dhe shpërndarjet janë ndërprerë. Të vetmet që kanë mbetur hapur janë bulmetet dhe therrtoret. Rrogat dhe pensionet nuk janë dhënë që prej një muaji dhe bankomatët janë bosh"./ATSH/
/Shqiptarja.com