KIEV - Separatistët pro-ruse kanë shkelur armëpushimin rreth 20 herë në 24 orët e fundit pavarësisht se rajonet që janë në konflikt kremtojnë Festën e Pashkëve. Rastet e shkeljes së armëpushimit janë bërë të ditur nga Qendra e anti-terrorizmit nga ku dhe drejtohen operacionet kundër separatistëve në lindje të Ukrainës.
Në një deklaratë të bërë nga Qendra e anti-terrorizmit të dielën theksohet se sulmet kishin në shënjestër ushtarët ukrainas pranë zonave në Peski, Avdeevka, Opitnoe, Lagerovka dhe fshatrat në Sirokino gjatë 24 orëve të fundit.
Bëhet e ditur se mjetet fluturuese pa pilot që iu përkasin forcave pro-ruse janë parë 12 herë në Ukrainën lindore.
Pavarësisht marrëveshjes së armëpushimit të nënshkruar mes separatistëve dhe qeverisë së Ukrainës më 12 shkurt në Minsk, në disa rajone mes palëve vazhdojnë konfliktet e armatosura. Palët akuzojnë njëra tjetrën për shkelje të armëpushimit, ndërkohë që pas marrëveshjes ka patur edhe ushtarë ukrainas të vrarë.
Udhëheqësit e Ukrainës dhe liderët evropianë kanë akuzuar Rusinë për mbështetjen e separatistëve, sipas tyre duke siguruar armë dhe municion për separatistët. Ndërsa Rusia pretendon se SHBA dhe BE kanë destabilizuar me qëllim Ukrainën për të zgjeruar praninë ushtarake të Perëndimit në Evropën Lindore përmes NATO-s.
Sipas të dhënave zyrtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, më shumë se 6.000 persona kanë humbur jetën në konfliktin mes forcave të Ukrainës dhe separatistët pro-ruse që nga fillimi i konfliktit të armatosur në lindje të Ukrainës. /AA/
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com