Janë njoftuar katër vdekje të tjera, ndërkohë ekipet ende vazhdojnë të kërkojnë nën rrënojat e një pallati të shkatërruar në Dnipro për të parë nëse ka ende trupa.
"Unë jam këtu. Tashmë shënohen 44 të vdekur", tha Kryetari i bashkisë së qytetit, Borys Filatov.
Filatov nuk ka dhënë ende detaje se sa njerëz janë ende të pagjetur.
Ukraina tha se ndërtesa e banesës u godit nga një raketë ruse Kh-22 të shtunën.
Kremlini ka mohuar se vala e tij e sulmeve me raketa në atë ditë kishte në shënjestër ndonjë ndërtesë banimi. Trupi i një fëmije është gjetur në katin e katërt të një pallati të shkatërruar nga një sulm me raketa ruse në Dnipro dhe ka çuar në 44 numrin e personave të vrarë.
Në total, katër fëmijë u vranë në sulm dhe 16 të tjerë u plagosën.
Më shumë se 20 persona mendohet se janë ende të zhdukur ndërsa ekipet e kërkimit vazhdojnë të shikojnë nëpër rrënoja.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Presidenti ukrainas: Meloni, kryeministre pro-italian dhe pro-ukrainas! Këshilltari i Zelenskit jep dorëheqjen për masakrën e Dnipros






