DONETSK (Ukrainë), 5 shtator /ATSH-AFP/ - Situata ka qenë e qetë sot në Donetsk, bastion i rebelëve prorusë në lindje të Ukrainës, pas hyrjes në fuqi të një armëpushimi mes Kievit dhe separatistëve, sipas gazetarëve.
Shpërthime sporadike janë dëgjuar gjatë ditës, por një gazetar në qendër të Donetskut nuk kishte dëgjuar shpërthime apo të shtëna pas orës lokale 18:00.
Pak pas hyrjes në fuqi të armëpushimit, qendra e këtij qyteti, që ka qenë skenë e luftimeve që prej muajit prill, ishte pothuajse bosh dhe qetësia mbretëronte përreth sheshit "Lenin".
Pak para orës 17:00, një heshtje e plotë u vërejt pranë aeroportit dhe stacionit të trenit ku luftimet shpërthyen muaj më parë.
Në Mariupol, port strategjik në brigjet e detit Azov, që i trembej një sulmi të prorusëve dhe ku gazetarët kanë dëgjuar shpërthime një ditë më parë, asnjë e shtënë dhe asnjë shpërthim nuk është dëgjuar pas orës lokale 18:00./ /ec/ a.jor.