Dhjetë persona kanë vdekur dhe 13 kanë mbetur të plagosur pas një shpërthimi në një autobus në rajonin e Donjeckut në Ukrainë. Autobusi është shënjestruar nga disa predha artilerie të goditura nga rebelët pro rusë, ndërsa po kalonte transit pranë pikës së kontrollit në Volnovakha, sipas asaj që raporton agjencia ruse e shtypit “Interfax”, duke cituar zëdhënësin e administratorit rajonal, Ielena Maliutina.

Luftimet në lindje të Ukrainës janë intensifikuar së fundi, pavarësisht armëpushimit të arritur në shtator.

Më herët gjatë së martës, shpërthime të fuqishme dhe të shtëna artilierish u dëgjuan në aeroportin e Donestkut, pavarësisht përpjekjeve për të negociuar dhënien fund të luftimeve.
Korrespondentët e mediave ndërkombëtare, të vendosur në afërsi të zonës së aeroportit strategjik, raportuan për re të zeza tymi që ngriheshin prej andej.
Sipas korrespondentëve, pjesa dërrmuese e kullës shumëkatëshe të aeroportit, e konsideruar si simbol i rezistencës anti-ruse, tashmë është shkatërruar.
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO