KIEV, 27 korrik /ATSH-AFP/ - Të paktën 13 civilë mes të cilëve dy fëmijë u vranë sot në luftimet në Gorlovka, njëri prej bastioneve të separatistëve prorusë, rreth 45 kilometra në veri të Donetskut, njoftoi administrata rajonale në një komunikatë.
"Sipas informacioneve të para, 13 persona vdiqën si dhe një fëmijë i moshes një vjeçare dhe një pesë vjeç", sipas komunikatës.
Një zëdhënës ushtarak ukrainas paralajmëroi më parë për goditje me raket-hedhëse "Grad" në lagjet e banauara të Gorlovka, nga ana e rebelëve.
Rimarrja e Gorlovkas paraqitet nga ushtarakët si një etapë thelbësore në rrugën drejt marrjes së Donetskut, zonë kryesore rajonale dhe bastion kryesor i rebelëve separatistë./
/G.S/