KIEV, 29 korrik /ATSH-AFP/ -Të paktën 17 civilë mes të cilëve edhe tre fëmijë u vranë gjatë 24 orëve të fundit nën goditjet e artilerisë në Gorlovka, një nga bastionet e separatistëve prorusë që ndodhet 45 kilometra në veri të Donetskut, njoftoi administrata rajonale.
"Të paktë 17 banorë të Gorlovkas janë vrarë gjatë 24 orëve të fundit mes të cilëve edhe tre fëmijë. Ndërsa 43 të tjerë janë plagosur", deklaroi administrata e Donetskut në një komunikatë. Një zi prej tre ditore u dekretua në qytetin ku 13 civilët mes të cilëve edhe dy fëmijë u vranë nën goditjet e granat hedhësve të shumfishta të tipit "Grad".
Shumë shtëpi dhe godina administrative në qendër të qytetit janë dëmtuar për shkak të predhave, madje edhe godina e spitalit është dëmtuar pjesërishtë.
OKB-ja e dënoi përdorimin e armëve të rënda në zonat e banuara, si nga separatistët prorusë ashtu edhe nga ushtria ukrainase, në një raport të publikuar sot ku flitje për më shumë se 1 100 të vdekur në luftimet në lindje që prej mesit të prillit./
/G.S/