DONETSK - Luftimet janë intensifikuar sot në lindje të Ukrainës duke shkaktuar vdekjen e më shumë se 40 civilëve në rajonin e Donetskut, ku kryeqyteti rajonal ishte nën goditjet e artilerisë që arrinin deri në qendër, pranë stadiumit të famshëm të Shakhtar-it.
Rreth orës 16:30 me orë lokale (13:30 GMT), të paktën dhjetë shpërthime tronditën qendërn e Donetskut, qytet simbol i rebelimit prorus, gati krejtësisht i rrethuar nga ushtria ukrainase.
Predhat ranë në më pakë se një kilometër larg stadiumit të Shakhtar Donetsk, ku ekipi i futbollit që ka qenë disa herë kampion i Ukrainës, është larguar nga qyteti për shkak të konfliktit.
Bashkia fillimisht kishte deklaruar se nëntë civilë kishin vdekur për shkak të bombardimeve të lagjeve të Petrovski dhe Kievski (perëndim të Donetskt) që i shtohen 34 civilëve të vrarë në rajon 24 oërt e fundit./ATSH/