DONETSK - Luftimet mes forcave ukrainase dhe separatistëve prorusë kanë shkaktuar vdekjen e dy civilëve në Donetsk, një ditë pas një serie mbledhjesh mes krerëve rusë, ukrainas dhe evropianë, ndërkohë që ushtria ka njoftuar për të vdekur të tjerë në rangjet e saj.
Në Donetsk, qyteti më i madhë nën kontrollin e rebelëve, një raketë goditi një shtëpi në periferinë perëndimore, duke vrarë dy civilë.
Gjatë ditës, goditje të artilerisë u dëgjuan që vinin nga zona e aeroportit, në veri të qytetit, një nga pikat kryesore të frontit.
Sipas një zëdhënësi ushtarak ukrainas, Volodymyr Poliovy, dy ushtarë janë vrarë në lindje në 24 orët e fundit. Njëri prej tyre u vra nga një snajper, i dyti nga një goditje me mortajë.
Mbledhjet që u zhvilluan dje në milano mes presidentit ukrainas, Petro Poroshenko, dhe homologut të tij rus Vladimir Putin, si dhe me krerët evropianë, nuk arritën të sjellin një xhvillim të procesit të paqes pavarësisht disa përparimeve në disa pika./ATSH/