Ushtria ukrainase përgatitet të rrethojë përfundimisht Luganskun, njëri prej bastioneve separatiste pranë kufirit me Rusinë, njoftoi sot shërbimi për shtyp i operacionit që zhvillohet në lindje të Ukrainës në një komunikatë.
"Ushtarakët kanë për qëllim t'i bllokojnë rrugët me Rusinë luftëtarëve dhe të rrethojnë përfundimisht Luganskun", sipas një komunikate.
Ukraina është gati të përgatisë një mision humanitar ndërkombëtar nën drejtimin e Kryqit të Kuq për Luganskun, kryeqytet rajonal që numëron rreth 500 mijë banorë, ku autoritetet flasin për një situatë kritike prej 10 ditësh, ndërkohë që qyteti nuk ka më elektricitet, ujë të rjedhshëm dhe se reservat ushqimore po mbarojnë shumë shpejt.
Ushtrai ukrainase njoftoi gjithashtu se sot dërgoi parashutistë në territoret e kontrolluara nga rebelët dhe gjatë këtij operacioni ushtarët shkatërruan tre bllokada si dhe i shkaktuan humbje të rënda rebelëve./ATSH/
/Shqiptarja.com