KIEV, 10 korrik /ATSH-AFP/ - Forcat ukrainase ndërmorën sot një sulm pranë fshatit Karlivka, rreth 30 kilometra në perëndim të Donetskut, qendra e rajonit me të njëjtin emër në lindje të Ukrainës, përfshirë nga një kryengritje e armatosur pro-ruse, njoftoi Ministria e Brendshme.
Një reporter i AFP-së në vend ka parë të një autokolone me autoblinda dhe kamionë që transportonin trupa dhe ka dëgjuar të shtëna artilerie.
"Njësitë e Ministrisë së Mbrojtjes, Gardës Kombëtare dhe batalionet për mbrojtjen territoriale kanë ndërmarrë një ofensivë pranë fshatit Karlivka", theksoi Ministria e Brendshme në një komunikatë.
Separatistët konfirmuan luftimet në këtë zonë.
"Ka pasur luftime sot në Karlivka. Ne kemi sulmuar dy tanke të forcave ukrainase", deklaroi ministri separatist i Mbrojtjes, Igor Strelkov në një konferencë shtypi në Donentsk./  /ec/