KIEV - Forca të shumta policie, janë drejtuar drejt sheshit Pavarësia në Kiev, paraditen e të mërkurës, duke u përballur me liderët e opozitës dhe me protestuesit, të cilët protestojnë kundër vendimit të qeverisë në vendosje të lidhjeve tregtare me Rusinë, duke lënë mënjanë Bashkimin Europian.
Si pasojë e kësaj ndërhyrje të policisë, mendohet që 25 vetë të jenë plagosur nga përleshjet që kanë nisur, ndërsa policia tentonte të arrestonte disa nga protestuesit, duke ndërhyrë gjatë natës. Ditën e martë presidenti Viktor Yanukovich, ka deklaruar se qëndron i palëkundur në vendimin e tij, në largimin nga firmosja e marrëveshjes me Bashkimin Europian dhe duke krijuar lidhje ekonomike me Rusinë.
Kreu i politikës së jashtme, të Bashkimit Europian Catherine Ashton, ndodhet në Kiev, për të kërkuar zgjidhjen e situatës. Ashton është shprehur se nuk ishte e nevojshme që autoritetet ukrainase të përdornin forcën, duke ndërhyrë gjatë natës.
Protestat kanë nisur disa javë më parë, të organizuara nga kreu i opozitës Vitali Klitschko.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com