KIEV- Konflikti me separatistët prorusë i kushton shtrenjtë Ukrainës, por vendi duhet të përshpejtojë reformat që të luftojë statizmin dhe korrupsionin, deklaroi sot Banka Botërore (BB).
Rënie e monedhës, ekonomia e dëmtuar, korrupsion, largim i investitorëve, krizë e gazit me Rusinë. "Ukraina përballet me sfida dhe rreziqe të paprecedenta", theksoi shefi i përfaqësisë së BB-së në Ukrainë, Qimiao Fan, duke deklaruar një rënie me tetë për qind të prodhimit të brendshëm bruto (PBB) të vendit për vitin 2014.
"Në pesë muaj konflikt ku u vranë të paktën 3 200 persona dhe gorditja e aktiviteteve ekonomike në Lindje shkaktoi një rënie edhe më të fortë të PBB-së nga çfarë parashikohej", tha Fan, gjatë një konference për shtyp në Kiev. Në qershor, Banka parashikonte një rënie me pesë prë qind të PBB-së ukrainase për këtë vit.
Separatistët tashmë kanë nën kontroll një zonë prej 230 kilometrash katrorë që përfaqëson rreth tre për qind të territorit ukraians. Por në terma ekonomik, bëhet fjalë për një rajon historikisht shumë të rëndësishm, veçanërisht për prodhimin e saj të mineraleve dhe metalurgjikut.
"Rajonet e Donetskut dhe Luganskut (që janë pjesërisht në duert e rebelëve), përfaqësojnë 16 për qind të PBB-së së Ukrainës, një të katërtën e prodhimit të saj industriaj dhe 27 për qind të eksporteve", theksoi Fan.
Ndërsa gadishulli i Krimesë, i aneksuar nga Rusia në pranverë, përfaqëson vetëm tre për qind të PBB-së së ukrainës.
"Duke turbulluar aktivitetin ekonomik, recetat fiskale, eksportimet dhe besimin e investitorit, konflikti në rajonet lindore kanë një impakt shumë domethënës në të gjithë vendin", deklaron Fan.
Moska, e akuzuar se mbështet rebelët, ndërpreu në qershor furnizimin me gaz të Ukrainës, duke kërkuar që Kievi të shlyej një borzh që vlerësohet tashmë në 5,3 miliardë dollarë. Bashkimi Evropian përpiqet të arrijë një marrëveshje nga të dy vendet mbi rifillimin e furnizimit me gaz para ardhjes së dimrit.
Rënia e monedhës kombëtare me rreth 40 për qind përballë dollarit dhe euros që prej fillimit të vitit, shtrenjton edhe më shumë faturën e reformave për Kievin./ATSH/