Një aeroplan i vogël është rrëzuar në perëndim të Ukrainës, duke lënë të vdekur pilotin vendas dhe tre qytetarë amerikanë.
Policia tha se një aeroplan i tipit “Aerospool WT10 Advantic” u rrëzua mbi një shtëpi në fshatin Sheparovtsy të rajonit Ivano-Frankivsk, shkruan Radio Evropa e lirë.
Tre pasagjerët ishin hebrenj nga Shtetet e Bashkuara, tha Komuniteti i Bashkuar Hebre i Ukrainës.
Policia tha se një grua dhe dy fëmijë, të cilët ishin brenda shtëpisë mbi të cilën ra aeroplani, arritën të largohen pa u lënduar.