UKT mbifaturon qytetarët, 9 mijë
lekë për një familje pa lavatriçe

UKT mbifaturon qytetarët, 9 mijë<br />lekë për një familje pa lavatriçe
Ujësjellës-Kanalizime Tiranë ka mbifaturuar një pjesë të banorëve dhe bizneseve në Kombinat. Qytetarët thonë se faturat e ujit për muajin janar iu kanë ardhur 5 deri në 6 herë më të larta. Një grua e cila ka një biznes me 4 tavolina thotë se i kanë sjellë në faturë sikur ka harxhuar 110 mijë lekë.

“Kam paguar 101 mijë e 100 lekë të vjetra. Nuk e dimë pse kaq shumë, por na thanë se na ka ardhur nga drejtoria e ujit. Kemi vajtur e kemi verifikuar dhe kemi bërë një ankesë. Erdhën sot inspektorët e ujit dhe thanë që për nesër do japim përgjigje. Nuk kam harxhuar një sasi kaq të madhe uji, asnjëherë. Kam një lokal me vetëm me 4 tavolina. Zakonisht paguaj rreth 30 mijë lekë të vjetra”, - thotë një nga banorët.

flet banorja ukt

Ndërsa një kryefamiljarë thotë se është pamundur që në një shtëpi të harxhojë aq sa i ka faturuar UKT.

“90 mijë lekë fatura?! As bën vaki ndonjë herë që të harxhojë kaq shumë. S'kam as lavatriçe. Edhe lokal me pas nuk harxhohet kaq shumë. Zakonisht paguaj 20-25 mijë lekë të vjetra”, - thekson një banor të cilit fatura e ujit i ka ardhur 9 mijë lekë vetëm për shtëpinë.

fatura ukt banor

Një tjetër banorë i Kombinatit përmend se UKT nuk i çon fare faturë, por ja faturon si afrofe. Ai thotë se ka takuar edhe drejtorin e Ujësjellës-Kanalizime, që sipas tij, nuk i ka dhënë asnjë zgjidhje.

“Tani paguaj 120 mijë lekë, ndërsa zakonisht paguaj 20-25 mijë. Unë nuk e harxhoj kaq shumë ujë. Dhe mua ma kanë futur për katër vjet 5 milionë lekë afrofe. Më kanë vënë afrofe dhe s'më kanë  sjellë faturë fare. S'kanë sjellë fatura fare. Kam shkuar të drejtori i madh i ujësjellësit dhe më tha që nuk të zgjidh dot problem, shko kërkoje ku të duash”, -thonë banorët për Report TV.

fatura ukt banor

Një ditë më parë banorët protestuan kundër UKT-së dhe ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, si deputet i zonës, i cili iu premtoi një zgjidhje të shpejtë, madje duke ndëshkuar edhe përgjegjësit.
 
Edhe kryebashkiaku Erion Veliaj ka premtuar verifikimin e çdo mbifaturimi, ndërkohë që thotë se një pjesë e faturave të ujit do të anullohet. Pritet që brenda javës të mblidhet asambleja aksionere e UKT, si dhe është ngritur grup pune për të verifikuar nëse ka abuzime nga Ujësjellës Kanalizime Tiranë.

Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Institucionet e drejtësisë refuzojnë komisionin ‘Antikorrupsion’, Prokuroria e Përgjithshme për Report Tv: S'marrim pjesë, japim opinion nëse na kërkohet

Institucionet e drejtësisë refuzojnë komisionin ‘Antikorrupsion’, Prokuroria e Përgjithshme për Report Tv: S'marrim pjesë, japim opinion nëse na kërkohet