TIRANE- Disa zona në kryeqytet do të vuajnë ditën e sotme për rreth 7 orë mungesën e ujit të pijshëm. Drejtoria e Ujësjellës-Kanalizime në Tiranë, njofton se sot disa zona të Tiranës do kenë mungesë të furnizimit me ujë, nga ora 12:00 deri në orën 19:00.
 
Sipas njoftimit të UKT, mungesë të furnizimit me ujë do të kenë zonat e "Tregut Elektrik", Rruga "Mihal Grameno", Rruga " Todi Shkurti" dhe Rruga "Ali Demi".
 
Ndërprerja e furnizimit me ujë në këto zona për rreth 7 orë, sipas UKT do të ndodhë për efekt të punimeve që do të kryhen nga shoqëria e Ujësjellës-Kanalizimeve Tiranë.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)