TIRANE- Indeksi i çmimit të banesave regjistroi rënie në tremujorin e parë të vitit 2014, sipas Indeksit të Çmimit të Banesave, të llogaritur nga Banka e Shqipërisë. Ky tregues, i deflatuar me inflacionin, ra përkatësisht me 1.8% në terma vjetorë, por rënie shumë e madhe është shënuar nga janari deri në fund të marsit, kur shifra rezulton me ulje 10.2 për qind në terma tremujorë.
Duke përjashtuar tremujorin e kaluar, çmimet e banesave kanë ndjekur një prirje rënëse gjatë dy viteve të fundit, duke reflektuar kërkesën e dobët dhe praninë e inventarëve të apartamenteve të pashitura.
Banka e Shqipërisë llogarit analizon tregun e kryeqytetit, duke qenë se marrja e informacionit nga rrethet rezulton e ndërlikuar. Megjithatë, edhe tregu i kryeqytetit, që është më i madhi në vend, le për të kuptuar se si është trendi në rang vendi.
Në të njejtën kohë, një tendencë e kundërt nga çmimet e shitjeve është konstatuar në fushën e dhënieve me qira të banesave. Indeksi i qirasë së banesave, gjithnjë sipas Bankës qendrore, shënoi një rritje prej rreth 13.1% në tremujorin e parë të vitit 2014. Sjellja historike e këtij treguesi karakterizohet nga një luhatshmëri e lartë, e cila sinjalizon për një treg të pastabilizuar të çmimeve të qirave në qytetin e Tiranës.
Banka e Shqipërisë thekson se këto zhvillime kanë ndikuar në rënien e raportit të çmimit ndaj qirasë së banesave. Ky raport është rreth 13% më i ulët se një vit më parë dhe rreth 15% nën mesataren e 5 viteve të fundit.
Banka qendrore e përgatit analizën e çmimeve në tregun e banesave bazohet në informacion e marrë nga indeksi i çmimit të shitjes dhe indeksi i qirasë, të cilat llogariten vetëm për qytetin e Tiranës.
Shoqata e Ndërtuesve disa herë ka bërë me dije ekzistencën e një “stoku” të apartamenteve të pashitura, që llogariten në 4-6.000 njësi, pjesa më e madhe në Tiranë, Durrës e Vlorë.
Shkrimi u publikua sot,8 maj 2014 në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com