Ulen 10 për qind çmimet
e shtëpive, rritet kredia
Në gjashtëmujorin e dytë të vitit 2012, indeksi i çmimit të banesave ka pësuar një rënie mesatare vjetore prej 10%, ndërsa ai i qirasë ka rënë me 7.3%.
TIRANE - Në gjashtëmujorin e dytë të vitit 2012, indeksi i çmimit të banesave ka pësuar një rënie mesatare vjetore prej 10%, ndërsa ai i qirasë ka rënë me 7.3%. Në fund të vitit 2012, raporti ndërmjet indeksit të çmimit të banesave dhe atij të qirasë shënoi një vlerë prej 2.03, me një ndryshim të lehtë me vlerën e këtij raporti në fund të vitit 2011, prej 1.96 njësi.
Të dhënat bëhen të ditura në raportin e stabilitetit financiare për 6-mujorin e dytë 2012, publikuar nga Banka e Shqipërisë.
Pavarësisht standardeve të shtrënguara të kreditimit nga ana e huadhënësve, kredia për blerje pronash të patundshme ka pësuar një përmirësim gjatë tremujorit të tretë dhe të katërt në terma vjetorë dhe tremujorë. Kërkesa për mbulim me kolateral të kredisë në raport me madhësinë e saj është rritur për bizneset dhe individët.
Bankat gjithashtu raportojnë që standardet e kredisë për blerje banese kanë mbetur të pandryshuara për individët dhe sugjerojnë për një lehtësim të tyre në tremujorin e parë të vitit 2013.
Lidhur me cilësinë e portofolit të kredisë për pasuri të paluajtshme, vërehet një përmirësim i tij në gjashtëmujorin e dytë të vitit 2012. Kështu, raporti i kredive me probleme për blerje pasurie të patundshme ndaj tepricës së kredisë për këtë qëllim është 12.88%, krahasuar me 13.9% në fund të muajit qershor 2012.
Në këtë nivel, ky tregues është më i lartë por pranë vlerës së treguesit për fundin e vitit 2011, prej 12.55%. Cilësia e kësaj pjese të kredisë, mbetet gjithsesi më e mirë se cilësia e portofolit total të kredisë.
Shkrimi u botua sot në gazetën shqiptarja.com (print) 07.05.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
26 Nëntor, 23:23
A po japin rezultat protestat e PD-së?
-
Po
15.7%
-
Jo
78.3%
-
Nuk e di
6.1%
Vota total: 230
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dosja/ Zbardhen planet në Sky Ecc të Suel Çelës për të ekzekutuar me snajper Ardian Çapjan: Atë e kishte karamele, qëllon deri në 1 mijë metër! Pse dështoi atentati
26 Nëntor, 22:51
-
DOSJA/ 'Do e marrim si kec në tavë, mos t’i gjendet as nam e as nishan', ja si banda e Suel Çelës planifikoi vrasjen e 'Vis Korçarit'
26 Nëntor, 22:45
-
Kaq afër zgjedhjeve a ia vlen të harxhosh energji me protesta politike?
26 Nëntor, 22:44
-
SPAK e akuzon Artan Hoxhën për lidhje Suel Çelës, Muça në ‘Repolitix’: Axhendë në shërbim të klanit! Çaça: Kur bëhesh kundër një grupi tjetër, je pjesë e organizatës
26 Nëntor, 22:38
-
Dëshmitë e krimit, Kosova bëhet me muze të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës
26 Nëntor, 22:29
-
Goditja e grupit të Suel Çelës, avokati në ‘Repolitix’: SkyEcc ka hapur një ‘kuti’ që s’e dimë kur do mbarojë
26 Nëntor, 22:15
-
Dosja e Suel Çelës, Meçe në ‘Repolitix’: Lidhjet me Artan Hoxhën, manipuloi hapësirën mediatike në shërbim të grupit kriminal! Mori zarfin në dorë
26 Nëntor, 22:10
-
Biden: Po pranimit nga ana e Izraelit të marrëveshjes për një armëpushim në Liban
26 Nëntor, 22:02
-
Protesta e PD, rritet numri, 44 protestues të shoqëruar në polici
26 Nëntor, 21:46
-
Kryeministri australian e pranon me krenari: Jam shqiptar, kam rrënjë arbëreshe (VIDEO)
26 Nëntor, 21:38
-
Pak orë pasi Netanyahu pranoi armëpushimin, Izraeli sulmohet me 3 raketa të lëshuara nga Libani
26 Nëntor, 21:37
-
Mero Baze: 700 cuba që duan t’u imponohen 700 mijë qytetarëve
26 Nëntor, 21:21