Ulen 3 herë tarifat e sigurimeve
Përgjysmohet edhe “kartoni jeshil"

Ulen 3 herë tarifat e sigurimeve<br />Përgjysmohet edhe “kartoni jeshil
TIRANE - Pas rritjes shumë të shpejtë të tarifave të sigurimit të detyrueshëm të makinave (TPL) gjatë muajit janar, ku çmimi shkoi 18.500 lekë, tashmë ato kanë kapur sërish nivele minimale. Gjatë ditës së djeshme u konstatua se kompanitë e sigurimit e shesin një policë sigurimi të brendshëm me çmimin 6.600 lekë, rreth tri herë më pak.

Shoqëritë duket se nuk po arrijnë dot të ruajnë qëndrueshmëri në treg. Sipas burimeve nga shoqëritë e sigurimeve, edhe primi i Kartonit Jeshil, sigurimi i automjetit që udhëton jashtë Shqipërisë, është përgjysmuar.

Sigurimi njëvjeçar nga rreth 400 euro që u shit gjatë muajit janar, por edhe gjatë gjysmës së parë të shkurtit, tashmë ka arritur në 180 euro. E njëjtja gjë mund të thuhet edhe për sigurimin 15-ditor Karton Jeshil që tashmë shitet me 20 euro.

Ka shumë arsye se përse tregu i sigurimeve gjendet në një kaos të vërtet, por drejtuesit e kompanive të sigurimit nuk pranojnë të komentojnë këtë situatë të re të krijuar. Me ndryshimet ligjore të vitit 2011, çmimi i sigurimit të detyrueshëm të makinës përcaktohet nga vetë kompanitë e sigurimeve, por në mënyrë indirekte ato janë subjekt kontrolli nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, që përcakton një prim rreziku ose vlerë dysheme.

Aktualisht siguracioni i detyrueshëm i makinave TPL duhet të shitet nën nivelin e primit të përcaktuar nga AMF (14.000 lekë). Shitja e policave të sigurimit poshtë kësaj vlere cilësohet si e pamjaftueshme për të mbuluar rrezikun e produktit. Pra, historia po përsëritet.

Vetëm pak kohë më parë luhatja e primeve të detyrueshme të makinave (rritja, por edhe ulja) e njëkohshme dhe e njëtrajtshme u bë objekt i një hetimi nga Autoriteti i Konkurrencës, që shpalli fajtore kompanitë e sigurimeve për marrëveshje të ndaluar dhe i ndëshkoi me gjoba në vlera të konsiderueshme.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 05.03.2013

Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Tensione tek bashkia, përplasje me policinë, autobotet hedhin ujë

Tensione tek bashkia, përplasje me policinë, autobotet hedhin ujë