Ulen depozitat bankare
rigjallërohet kreditimi
Pas një përmirësimi në shkurt, depozitat në sistemin bankar kanë shënuar sërish rënie me bazë mujore në mars, duke vijuar tendencën negative që po konstatohet që prej më shumë se shtatë muajsh.
TIRANE - Pas një përmirësimi në shkurt, depozitat në sistemin bankar kanë shënuar sërish rënie me bazë mujore në mars, duke vijuar tendencën negative që po konstatohet që prej më shumë se shtatë muajsh.
Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, stoku i depozitave arriti në 932.5 miliardë lekë në fund të muajit mars, duke rënë me rreth 710 milionë lekë, apo rreth 0.07% në krahasim me një muaj më parë.
Tkurrja ka ardhur si rrjedhojë e tërheqjes së kursimeve si në lekë, ashtu dhe në valutë, ku ndikimin më të madh e ka dhënë tkurrja e depozitave nga korporatat jofinanciare dhe financiare.
Ndërsa individët kanë shtuar pak kursimet në lekë, teksa ato në valutë kanë rënë. Që prej muajit shtator të vitit të kaluar, ritmi i rritjes së depozitave është ngadalësuar ndjeshëm, duke reflektuar vështirësitë nga kriza që po kalojnë konsumatorët, që nuk po arrijnë të kursejnë dhe bizneset, që po zbrazin llogaritë në banka, si rrjedhojë e problemeve të likuiditetit.
Ndërkohë, pas dy muajve të parë të 2013-s në stanjacion, kredia për ekonominë ka filluar të gjallërohet. Stoku i huasë në mars ishte 556.6 miliardë lekë, me rritje 5 miliardë lekë apo 0.9% në krahasim me një muaj më parë. Në janar-shkurt huaja ishte e pandryshuar, madje në janar kishte rënë me -0.6% nga dhjetori.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 02.05.2013
Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
26 Nëntor, 23:23
A po japin rezultat protestat e PD-së?
-
Po
17.3%
-
Jo
77.7%
-
Nuk e di
5%
Vota total: 179
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dosja/ Zbardhen planet në Sky Ecc të Suel Çelës për të ekzekutuar me snajper Ardian Çapjan: Atë e kishte karamele, qëllon deri në 1 mijë metër! Pse dështoi atentati
26 Nëntor, 22:51
-
DOSJA/ 'Do e marrim si kec në tavë, mos t’i gjendet as nam e as nishan', ja si banda e Suel Çelës planifikoi vrasjen e 'Vis Korçarit'
26 Nëntor, 22:45
-
Kaq afër zgjedhjeve a ia vlen të harxhosh energji me protesta politike?
26 Nëntor, 22:44
-
SPAK e akuzon Artan Hoxhën për lidhje Suel Çelës, Muça në ‘Repolitix’: Axhendë në shërbim të klanit! Çaça: Kur bëhesh kundër një grupi tjetër, je pjesë e organizatës
26 Nëntor, 22:38
-
Dëshmitë e krimit, Kosova bëhet me muze të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës
26 Nëntor, 22:29
-
Goditja e grupit të Suel Çelës, avokati në ‘Repolitix’: SkyEcc ka hapur një ‘kuti’ që s’e dimë kur do mbarojë
26 Nëntor, 22:15
-
Dosja e Suel Çelës, Meçe në ‘Repolitix’: Lidhjet me Artan Hoxhën, manipuloi hapësirën mediatike në shërbim të grupit kriminal! Mori zarfin në dorë
26 Nëntor, 22:10
-
Biden: Po pranimit nga ana e Izraelit të marrëveshjes për një armëpushim në Liban
26 Nëntor, 22:02
-
Protesta e PD, rritet numri, 44 protestues të shoqëruar në polici
26 Nëntor, 21:46
-
Kryeministri australian e pranon me krenari: Jam shqiptar, kam rrënjë arbëreshe (VIDEO)
26 Nëntor, 21:38
-
Pak orë pasi Netanyahu pranoi armëpushimin, Izraeli sulmohet me 3 raketa të lëshuara nga Libani
26 Nëntor, 21:37
-
Mero Baze: 700 cuba që duan t’u imponohen 700 mijë qytetarëve
26 Nëntor, 21:21