TIRANE - Interesi mesatar i depozitave në lekë, në fillim të këtij muaji shënoi rënie krahasur me muajin tetor të vitit 2014.
Në publikimin e Bankës së Shqipërisë mbi nivelin e interesave që ofrojnë bankat për kursimet, norma maksimale e interesit për depozitat me afat maturimi 12 mujor arrin në 2.4 % dhe norma minimale është vetëm 0.2 për qind.
Ekspertët shprehen se, interesa do të jenë më të ulta këtë vit në krahasim me vitin 2014, për shkak rritjes të tatimit mbi interesat në 15 % nga 10 për qind që ishte deri me 1 janar 2015.
Në gjashtëmujorin e parë të vitit, depozitat e sektorit bankar kanë pësuar një rritje të lehtë, por me ritme më të ulëta krahasuar me gjashtëmujorët paraardhës. Megjithatë, në këtë rritje të lehtë, kontributin kryesor e kanë dhënë depozitat e biznesit ndikuar edhe nga pagesa e detyrimeve të prapambetura të qeverisë ndaj këtij sektori. Ndërkohë, depozitat e individëve kanë shënuar një rritje më të vogël.
Në raportin e publikuar nga Banka e Shqipërisë mbi Stabilitetin Financiar për gjashtëmujorin e parë të vitit, thuhet se baza e depozitave për sektorin bankar u rrit me 12.5 miliardë lekë ose 1.2%, duke u ngjitur në nivelin 1,038 miliardë lekë. Depozitat vijojnë të mbeten të përqendruara në bankat më të mëdha të sektorit bankar, por shkalla e përqendrimit të tyre ka rënë në terma vjetorë duke u ngadalesuar në 3%, kundrejt 4.7% në qershor te vitit 2013. Depozitat e individëve, të cilat përfaqësojnë rreth 87.5% të totalit, u rritën me një normë më të ulët vjetore prej 2%, kundrejt rritjes 4.9% një vit më parë. Depozitat e bizneseve u rritën më rreth 9.8% në terma vjetorë, kundrejt rritjes me 8% një vit më parë.
Në strukturën e depozitave vërehet një zhvendosje drejt depozitave me afate më të shkurtra maturimi. Pesha e depozitave me maturim 1-6 muaj është rritur kundrejt atyre me maturim 6 -12 muaj, ndërkohë që pesha e depozitave mbi 12 muaj ka mbetur e pandryshuar në krahasim me periudhën paraardhëse. /ATSH/
/Shqiptarja.com