Investimet në rezonancat moderne si dhe sistemi i ri online i rezervimit për ekzaminimet e skanerit dhe rezonancës ka reduktuar radhët e pritjes për qytetarët. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, gjatë inspektimit në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, pa nga afër shërbimin e Neurokirurgjisë, ku është instaluar rezonanca moderne 3 testla, me teknologji të avancuar, e vetmja e këtij lloji në vend
“Me shtimin e rezonancave moderne, siç është kjo në QSUT por edhe rezonanca e re në Elbasan, sot kemi 7 rezonanca dhe 21 scanera në shërbimin publik që plotësojnë nevojat e pacientëve, duke bërë të mundur uljen e radhëve të pritjes në kohë shumë më të mira se më parë dhe më të mira se vendet e tjera”, tha Manastirliu.
Veç shtimit të aparaturave dhe përfshirjes së tyre në mirëmbajtje të plotë që garanton funksionimin pa ndërprerje të tyre, vendosja e sistemit online të rezervimit te mjeku specialist ka ndikuar në rreduktimin e rradhëve të pritjes pasi planifikim tashmë kryhet pranë mjekut specialist të poliklinikës, pa patur nevojë që pacienti të shkojë në spital
“Sot mund të themi se nuk ka rradhë pritje për një skaner pasi bëhet nga sot nesër, ndërsa për rezonancën e kemi ulur nga 90 ditë rradhën e pritjes, në 37 ditë”, tha Manastirliu.
Investimet për rezonancën moderne 3 tesla në QSUT si dhe rezonanca e instaluar për herë të parë këtë vit në spitalin e Elbasanit, që plotësojnë flotën e aparaturave moderne, ka rritur cilësinë e ekzaminimeve, duke ndihmuar në trajtimin më efikas të pacientëve. Me rezonancën e re në shërbimin e neurokirurgjisë në QSUT, e vetmja e këtij lloji në spitalet publike dhe jo publike në vend, sot është bërë e mundur të rritet zbulueshmëria e sëmundjeve neurologjike, përmes përdorimit të kësaj teknologjie të avancuar. Nga ky investim përfitojnë rreth 4 mijë pacientë në vit.
Mbi 18 mijë pacientë në vit kryejnë ekzaminimin e rezonancës pa pagesë në spitalet publike.
G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.4%
-
Të gabuar
68%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3113
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Protestë për vrasjen e Martinit para Ministrisë së Arsimit, kërkohet dorëheqja e ministres! I pranishëm babai e gjyshi i 14-vjeçarit: Drejtësi deri në fund
25 Nëntor, 17:07
-
Vrasja e Martinit/ Shoqëria civile deklaratë para shkollës 'Fan Noli': Bojkot mësimit nëse nuk merren masa, të dorëhiqet Manastilriu
23 Nëntor, 10:42
-
Gjendet thika me të cilën u vra Martini, autori e hodhi në tarracën e një godine pranë Gjykatës së Apelit, e pikasi një banor! Mister kush e çoi në spital (VIDEO)
23 Nëntor, 10:09
-
Kuvendi Kombëtar i Gjuhës, Emil Lafe: Duhet mbrojtje ligjore! Nesër publikohet drafti për Fjalorin e madh të Shqipes
21 Nëntor, 12:03
-
Vrasja e 14-vjeçarit, tensione në Kuvend/ Bardhi sulmon Manastirliun: Ja kanë shtruar muhabetit të treja si plakat, ajo është vrasëse! Dogjani: Ngrihuni t’i largojmë këta horra!
19 Nëntor, 18:10
-
‘Dy vite mësim me turne, fëmijët vijnë në shtëpi natën!’ Protesta në Golem të Lushnjes nxjerr në pah propagandën për ‘rilindjen e shkollës’
19 Nëntor, 08:38
-
Vrasja e 14-vjeçarit bëhet ‘mollë sherri’ në Kuvend/ Zhupa: Ministrja e Arsimit të japë dorëheqjen me turp, përgjegjës dhe ai i Brendshëm! Manastirliu: Të mos promovojmë gjuhën e urrejtjes
18 Nëntor, 15:21
-
Ekonomia dhe Financat/ Manastirliu për buxhetin: 3800 bursa për nxënësit, 80 laboratorë të rinj, 850 punonjës psikosocialë dhe transport për fëmijë dhe mësues
12 Nëntor, 11:04
-
Dy ditët e fundit të hetimorit të shëndetësisë! Të hënë dhe të martë dëshmojnë ministra dhe ish ministra, pritet ardhja e Ilir Beqajt nga burgu
19 Tetor, 15:45
-
Qeveria ligj të ri për kërkimin shkencor/ PD: Qeveria po e centralizon! Manastirliu: Nuk preket autonomia e Universiteteve në shkencë
9 Tetor, 16:51
-
Skema Kombëtare e Investimeve për fermerët, Veliaj: Aplikoni deri më 8 Nëntor për të përfituar falas pajisje që lehtësojnë punën tuaj
8 Tetor, 16:21
-
Manastirliu inspekton shkollën ‘Hasan Prishtina’ në Tiranë: 300 shkolla të pajisura me laboratorë
4 Tetor, 12:39