Që nga muaji janar i këtij viti, interesi për bonot 12-mujore ka rënë me pothuajse një për qind. Të njëjtën tendencë në rënie ndoqën edhe bonot me maturim 3-mujor, që u emetuan me një normë mesatare interesi prej 4.64%, nga 4.97% që ishte në ankandin e mëparshëm.
Interesat e bonove vazhdojnë të tërhiqen në ulje nga oferta e lartë për financim e sistemit financiar, që zotëron sasi të mëdha likuiditeti, por alternativa të pakta investimi.
Statistikat zyrtare dëshmuan një rritje shumë të ulët të portofolit të kredisë për ekonominë në tre muajt e parë të vitit dhe bankave e institucioneve të tjera financiare nuk u ngelet veçse të blejnë borxhin e qeverisë shqiptare.
Në dy ankandet e zhvilluara sot qeveria kërkoi një vlerë totale borxhi prej 15.4 miliardë lekësh, ndërsa oferta ishte 22 miliardë lekë.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 29.05.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)