Ulen shifrat në 24 orët e fundit, 53 raste të reja dhe 1 viktimë nga COVID! Humb betejën gjyqtari Durim Kadiu, shërohen 748 qytetarë

Ulen shifrat në 24 orët e fundit, 53 raste të reja dhe 1 viktimë nga COVID! Humb betejën gjyqtari Durim Kadiu, shërohen 748 qytetarë

Spitali Infektiv

Këtë të diel është shënuar një ulje e shifrave të COVID në vendin tonë. Në bilancin e 24 orëve të fundit ministria e Shëndetësisë raporton 53 raste të reja dhe 1 humbje jete nga COVID.

"Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, një qytetar 77 vjeçar nga Korça e ka humbur betejën me COVID19. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerit".

Në 24 orët e fundit janë kryer 1,535 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 53 qytetarë.

"Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 13 raste në Tiranë, 6 raste në Fier, 5 raste në Durrës, Devoll, 3 raste në Shkodër, Mallakastër, 2 raste në Korçë, Elbasan, Pukë, Librazhd, Sarandë, Skrapar, 1 rast në Vlorë, Rrogozhinë, Gjirokastër, Dibër, Gramsh, Libohovë".

Në 24 orët e fundit janë shëruar 748 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 110,920 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 124 pacientë, 12 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19.

"Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital".

Statistika (02 Maj 2021)

Raste të reja ditore        53

Të shëruar në 24 orë      748

Të shtruar në spitale      124

Humbje jete në 24 orë   1

Testime ditore                1,535

Testime totale             640,206

Raste pozitive             131,238

Raste të shëruara       110,920

Raste Aktive                 17,921

Humbje jete                  2,397

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   14834

Fier    959

Durrës  272

Shkodër  472

Korçë    335

Gjirokastër  261

Vlorë    259

Elbasan  137

Kukës    115

Dibër   102

Berat    97  

Lezhë   78

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:55
Humb betejën me COVID gjyqtari Durim Kadiu

COVID i ka marrë jetën gjyqtarit Durim Kadiu. Lajmi i trishtë bëhet me dije nga miku i tij Kastriot Dervishi, i cili thotë se gjyqtari luftoi për disa javë me virusin.

“Për njeriun e mirë Durim Kadiu. E pabesueshme! Miku im i mirë, Durim Kadiu nuk jeton më. Sëmundja e mallkuar covid 19, e cila e sfiliti për disa javë, i mori jetën. Nuk do kemi më midis nesh njeriun fisnik, gjyqtarin dhe familjarin shembullor. Njeri i ligjit nga viti 1994, gjyqtar, kryetar i Gjykatës së Kavajës, drejtor i kabinetit të kryetarit të Gjykatës Kushtetuese dhe ndihmësgjyqtar i Gjykatës së Lartë, Durimi la kudo emrin e një njeriu të mirë dhe profesionisti të përkushtuar. Ngushëllime për nënën e tij, bashkëshorten dhe vajzat. Shpirti i tij pushoftë në paqe në amshim”, shkruan Kastriot Dervishi.

Gjyqtari Kadiu, e ka ushtruar profesionin e tij mes Kavajës dhe Tiranës. Ai për disa vite ka drejtuar Gjykatën e Shkallës së Parë në Kavajë, më pas ka kaluar si shef departamenti në Gjykatën e Kushtetuese, për tu rikthyer më pas në Kavajë si gjyqtar i thjeshtë për pak kohë, pasi është tranferuar si ndihmës magjistrat në Gjykatën e Lartë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Nevruz Nura: 02/05/2021 19:09

    Pune e shkelqye e qeverise dhe e kryeminstrit per menaxhimin e pandemise dhe kryerjen vaksinimit rekord

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Propozimi i Ramës për ligjin e ri për emigrantët në Britani, Spahiu: I vështirë, por nëse realizohet do ishte gjë e bukur dhe mbështetje

Propozimi i Ramës për ligjin e ri për emigrantët në Britani, Spahiu: I vështirë, por nëse realizohet do ishte gjë e bukur dhe mbështetje