Me maskë oksigjeni dhe në 'luftë' me COVID, aktori Çun Lajçi përkujton vajzën e ndjerë: Zoti me çoi sëmundjen e dy lule te varri nuk t'i solla dot

Me maskë oksigjeni dhe në 'luftë' me COVID, aktori Çun Lajçi përkujton vajzën e ndjerë: Zoti me çoi sëmundjen e dy lule te varri nuk t'i solla dot

Çun Lajçi i shtruar në spital

Aktori i njohur kosovar Çun Lajçi, i cili ndodhet i shtruar në repartin e Pulmonolgjisë për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore post-Covid, ka përkujtuar vajzën e tij të ndjerë në ditën e lindjes së saj.

Me anë të një postimi në Facebook, teksa shihet i shtruar në spital, Lajçi drithëron me fjalët kur shprehet se për shkak të sëmundjes, nuk mundi dot të shkojë te varri i vajzës as për t'i çuar edhe dy lule. Bubulina ishte aktore me profesion dhe ishte vajza e vetme e aktorit dhe është ndarë nga jeta rreth 4 vite më parë.

'Gëzuar me ëngjëjt! A thua hina n’gjynah që shumë shkrova për turbukullozën tande nanë, apo Zoti deshti me m’shpërblye për kujtesën, e m’ktheu n’repartin e veremlive,(siç m’thoshe sa herë visha n’Pejë për vizitë) nuk di, por nata m’erri sonte n’emergjecë e ferku i sabahut m’çeli n’repartin e dr. Vllaznimit n’Pulmologji, pikërisht n’ditëlindjen tande Bubë! E sheh moj bijë, qyshë ditët s’u përngjajnë ditëve as vitët viteve?

Tash nji vit m’pikoi gjak zemra që s’mujta me t’ardhë të varri n’Drelaj, se ishim të mbyllun n’karantinë, e kët vit Zoti ma çoi s’mundjen e m’lidhi për krevat e prap dy lule nuk t’i solla të guri, mes Bjeshkëve te Nemuna!

Jo Bubë, s’i ngjajka as nata natës as Çuni Çunit ma! Mbramë e përfundova rolin e Zekës, të rexhizori Valter, atje n’Ujëz, buzë Drinit, n’kullën e Gjon Karaçit, (e kuj mos i raftë me dalë para kamerës tue marrë frymë si peshku n’zall) e turr n’Prishtinë, për tu pa me Leartin Galën e Kosin, e m’u zbardhë n’spital për nji grimë frymëmarrje e shpresë!

M’shiqonte Learti e unë s’guxojsha me i thanë: Sot rendi asht kanë me dalë të Buba n’Drelaj, se borxh i mbetëm vjet, e kur borxhi-borxhin e trashë, zor se kthehet ma!

Po mirakja ime, po! Dergjë vjet e dergjë sivjet, e ti prap festoje me ëngjëj ditlindjen se zemrat tona aty ke me i pasë, ani se prap do t’jemi larg!

Mbramë, (n’skenën e fundit t’filmit), djemve t’ilegales iu thashë: Ma e randësishme asht jeta e Levizjës Qëndresa se jeta e nji plaku, prandaj gëzuar Mirashe për sot, se kur t’çelin lulet e baba t’shnoshet, atje ke me pasë me Latin, Galën e Kosin!

Bubulinë, gëzuar me ëngjëjt!

P.s! Harrova! Prap ma morën strishon n’hundë, mos rastësisht m’ka marrë virusi për të tretën herë! Veç n’qoftë indiani tash, se ky anglezi iku para nji mueji, e kinezi n’shkurt, kur fitoi Kopilani! Pulmologji, 02.05.2021'- shkruan Lajçi.

Çun Lajçi me vajzën

 

M.Q.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja