Ulen të ardhurat, “shtrydhen”
kazinotë dhe lojrat e fatit

Ulen të ardhurat, “shtrydhen”<br />kazinotë dhe lojrat e fatit
TIRANE - Gjashtë ditë para zgjedhjeve parlamentare, kreu i Financave publike Ridvan Bode ka udhëzuar institucionet përkatëse në vartësi të tij të kërkojnë më shumë para nga lojrat e fatit. Me Udhëzimin Nr. 19, datë 17.6.2013 “Për shtesa e ndryshime në Udhëzimin Nr.4, datë 19.1.2009 ‘Për përcaktimin e fondit të ngurtësimit për garancinë e fituesit/fituesve në lojërat e fatit’”, Bode ka kërkuar që tani, për çdo sallë bingo, organizatori duhet të garantojë, për çdo lojë, fituesin/fituesit e lojërave të fatit, me kapitalin themeltar të shoqërisë, si dhe me fondin e ngurtësimit si më poshtë: Për sallat në rrethet e kategorisë së parë, në masën 2 dy milionë lekë; për sallat në rrethet e kategorisë së dytë, 1.5 milion) lekë dhe për sallat në rrethet e kategorisë së tretë, një milion lekë.

Më parë, kjo shifrë nuk ishte për çdo sallë, por për subjektin në përgjithësi. Në këtë mënyrë, paratë që ky subjekt duhet t’i kalojë në ngurtësim shtetit shumëfishohen. Ndërkohë, për kazinotë elektronike në distancë, fondi i ngurtësimit do të jetë, sipas Udhëzimit të fundit të Bodes, në masën 200 dyqind milionë lekë, ose 1.5 milion euro.

Për bastet sportive dhe baste për gara në pistë mbetet në fuqi të njejtat rregulla, sipas të cilave organizatori do të vijojë të garantojë për çdo lojë, fituesin/fituesit e lojërave të fatit, me kapitalin themeltar të shoqërisë, si dhe me fondin e ngurtësimit në masën shtatë milionë lekë, ndërkohë që për lotarinë kombëtare dhe për kazinotë shifra është mjaft e ulët: 20 njëzet milionë lekë.Për kazinotë elektronike (jo ato të distancës), fondi i ngurtësimit do të mbetet 50.000 lekë për çdo makinë elektronike, por jo më shumë se 5 milionë lekë.

Rritja e barrës fiskale për lojrat e fatit është një masë e shumëpritur nga familjet shqiptare, por lejimi i tyre për tetë vjet të bëjnë një biznes shumëmiliardash dhe shtrëngimi vetëm në fund të mandatit qeverisës, nuk ka të bëjë me asnjë politikë sociale, por vetëm me nevojat fiskale të Financave.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 02.07.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

‘Të kam xhan’, zbardhen bisedat mes ish-kryegjyqtares dhe Suel Çelës: Ti më ke mua, unë të kam ty

‘Të kam xhan’, zbardhen bisedat mes ish-kryegjyqtares dhe Suel Çelës: Ti më ke mua, unë të kam ty