Turqia dhe Franca mund të bashkëpunojnë për të luftuar terrorizmin dhe të kontribuojnë për të garantuar paqen, sigurinë dhe stabilitetin në rajon, i tha Presidenti Rexhep Tajip Erdogan homologut të tij francez Emmanuel Macron në një bisedë virtuale.
Në një deklaratë, Drejtoria e Komunikimit Presidenciale e Turqisë tha se Erdogan i tha Macron se dialogu midis udhëheqësve ka luajtur gjithmonë një rol të rëndësishëm në marrëdhëniet dhe se të dy vendet mund të ndërmarrin hapa të përbashkët për të luftuar terrorizmin.
"Turqia, Franca mund të japin kontribute të rëndësishme në sigurinë, stabilitetin, përpjekjet e paqes nga Evropa në Kaukaz, Mesdhe dhe Afrikë," tha Erdoğan.
Në janar, Macron i dërgoi një letër Erdoganit duke shprehur synimet e tij për të përmirësuar marrëdhëniet, pas tensionimeve që patën muajt e fundit, ku Erdogan e akuzoi Macron për islamofobi dhe vinte në dyshim "shëndetin e tij mendor", duke e quajtur atë një " problem për Francën". Gjithashtu Turqia dënoi ndërhyrjen e Francës në mosmarrëveshjen e Mesdheut Lindor, duke qenë se ajo nuk ka territor në rajon. Franca akuzoi anijet luftarake turke për sjellje agresive pasi anija e saj luftarake u përpoq të inspektojë një anije në qershor për të cilën dyshonte se po shkelte embargon e armëve të Kombeve të Bashkuara në Libi, por Turqia e ka mohuar këtë gjë. Por dy vendet, Turqia dhe Franca kanë zgjedhur që këto mosmarrëveshje t'i lënë pas dhe të zbusin tensionet mes tyre duke intensifikuar marrëdhëniet e bashkëpunimit mes tyre.
I.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.7%
-
Jo
61%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 2095
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
PAMJE TË RËNDA! Video tronditëse nga tragjedia në Turqi, momenti kur prindërit hedhin nga dritaret fëmijët për t’u shpëtuar flakëve
24 Janar, 18:33
-
Osimhen në telashe serioze, gazetari e akuzon: Më rrahu dhe kërcënoi se i bëra foto në klub nate
24 Janar, 16:03
-
Mourinho bën 'shopping' në Paris, Milan Skriniar përforcon Fenerbahcen
22 Janar, 21:52
-
'Trump, sfidë për Europën', Macron dhe Scholz sinjalizojnë unitet përballë kërcënimit me tarifa të larta: Nuk shmangemi
22 Janar, 15:54
-
Turqi/ Zjarri në resortin e skive, 79 të vdekur! Hoteli nuk kishte sistem alarmi, Flakët shpërthyen në kuzhinën e hotelit! Arrestohen 9 persona, përfshirë pronarin
22 Janar, 07:59
-
Turqi/ Zjarri përfshin resortin e skive, 66 të vdekur dhe 51 të plagosur! Dyshime se erdhi nga restoranti! Erdogan shpall 22 Janarin ditë zie kombëtare: Shkaktarët duhet të mbajnë përgjegjësi para ligjit (VIDEO)
21 Janar, 07:40
-
Ernest Muçi me trajner të ri, legjenda e Manchester United firmos në Stamboll
17 Janar, 14:29
-
Viti 2024 shënoi rënien më të madhe të migrantëve të parregullt në Ballkan, 78% më pak se 2023
17 Janar, 07:47
-
Në kërkim për trafik droge, pranga turkut në Muriqan! I dënuar me 13 vjet burg (EMRI)
16 Janar, 12:02
-
Zyrtare/ Sokol Cikalleshi dhe Endri Çekiçi shokë skuadre, firmosin në një ekip
15 Janar, 14:20
-
Francë/ Përplasen dy tramvaje në Strasburg, 59 të plagosur (VIDEO)
11 Janar, 16:44
-
Turqia dhe Izraeli përballë tensioneve të reja në Siri
10 Janar, 19:14