TIRANE - Indeksi i çmimit të banesave vijoi trendin rënës gjatë tremujorit të dytë të vitit 2013, duke u ulur me rreth 10.7% në terma vjetorë nominalë, sipas Bankës së Shqipërisë. I korrigjuar edhe me inflacionin, tkurrja e çmimeve të banesave ishte 12.7%. Ecuri të ngjashme regjistroi edhe indeksi i qirave, i cili shënoi rënie me rreth 6.3% në terma nominalë vjetorë, gjatë tremujorit të dytë të vitit 2013.
Në terma vjetorë realë, kjo rënie ishte rreth 8.3%. Ecuria e çmimeve të banesave gjatë tremujorit të dytë të vitit 2013 ka reflektuar kryesisht një kërkesë të plogësht konsumatore dhe performancë të dobët të kredisë për banesa. Megjithatë, bazuar në vrojtimin e aktivitetit kreditues, standardet për kredinë hipotekare janë lehtësuar gjatë dy tremujorëve të parë të vitit 2013 dhe kërkesa e individëve për kredi për blerje banese është rritur pak.
Zhvillimet më të fundit në tregun e banesave tregojnë se çmimet e shitjes kanë filluar të bien krahasuar me marrjen me qira të tyre. Ky raport është rreth 4.7 për qind më i ulët krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 24.08.2013
Redaskia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com