Pas një rritje galopante të çmimit të karburantit gjatë kësaj jave, ku një litër naftë apo benzinë po blihej nga qytetarët me mbi 260 lekë, këtë të enjte në disa pika të tregtimit të karburantit në Tiranë, çmimi është ulur me 10 deri në 20 lekë për litër.
Nga një vëzhgim i Report TV çmimi i naftës ka zbritur në 235, 243 apo 245 lekë litri, dhe në të njëjtat nivele luhatet edhe çmimi i benzinës.
Kjo ulje vjen si pasojë e luhatjeve në bursë, pasi fuçia e naftës bruto sot po shitet rreth vlerës 116-117 dollar nga 130 dollar që arriti një ditë më parë, një ulje që korrespondon vetëm një ditë pas protestave për cmimin e lartë të karburantit.
Për deputetin Erion Braçe, me gjithë krizën e shkaktuar nga lufta në Ukrainë, shteti mund të ndërhyjë.
“Unë mendoj, ka mekanizma qeveria për uljen e çmimit të naftës. Unë jam kundër protestës, politika fiskale nuk bëhet në rrugë. Me autoritetin e Konkurrencës unë kam ndërprerë çdo lloj marrëdhënie. Përgjegjësia është e tyre! Të rritet çmimi nga darka në mëngjes me 40 lekë dhe autoriteti i Konkurrencës të rri të bëjë sehir kjo është e papranueshme!'- tha Braçe.
Por ka edhe pika të tjera karburanti që ende nuk e kanë reflektuar uljen e çmimit, dhe vijojnë të tregtojnë naftë e benzinë mbi vlerën 260 lekë, që logjikisht, në rast se nuk ka abuzim, do të thotë se ndërmarrja në fjalë ka ende rezerva karburanti që i ka blerë me çmim të lartë në bursë.
I.K/KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43%
-
Jo
50.6%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 4415
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet/ Rama prezanton Braçen në njësinë 5, porosi për votën e diasporës: Duhet të përmbushim objektivat! Mbledh edhe delegatët e Tiranës
27 Janar, 16:31
-
Propozimi i PD për Diasporën, Braçe i prerë: Jo, s’mund të votohet me dokumente të huaja për Shqipërinë! Nuk ndodh kurrkund, është fyerje
24 Janar, 22:12
-
Përplasje në Komisionin e Ekonomisë, Braçe kundërshton favorin fiskal për hotelet me 4 dhe 5 yje të propozuar nga Blendi Klosi
22 Janar, 11:52
-
“Qytetarët po paguajnë më shumë sigurimin e makinave!” Braçe: AMF të vijë të japë sqarime në Kuvend!
21 Janar, 15:32
-
Komisioni i Ekonomisë, rregullorja e re për sigurimin e mjeteve të detyrueshme, Braçe: Qytetarët po përballen me rritje çmimesh! Shoqatat e sigurimit të japin shpjegime
21 Janar, 10:57
-
'Si sot në 2019 hyra në këtë zyrë, i kënaqur që dola i pa tjetërsuar', Braçe poston fotot: Nesër Rama do të vijë në Divjakë
17 Janar, 20:38
-
Erion Braçe denoncon: Çmimet i rriti karteli i sigurimeve të makinave dhe jo ligji! Kam kërkuar mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë
17 Janar, 12:11
-
Anijet me 600 tonë karburant, deputeti Braçe: Ndiqni naftën, të kuptoni kush është mafia e kontrabandës nga Afrika Veriore! Hetoni më tej, trafiku lumë
16 Janar, 15:31
-
'I kam kaluar të gjitha nga plumbat 3 gisht mbi kokë deri te drejtimi i vendit', Braçe: E kam nisur si socialist i zakonshëm në 1992 dhe kështu do e mbyll
15 Janar, 09:36
-
Faktorët e riskut shtrenjtojnë sigurimin e makinave, por ‘Bonus-malus’ nuk po zbatohet! Eksperti: Historiku i aksidenteve nga 1 janari 2025
10 Janar, 12:38
-
‘Të fillojmë tani, të mos presim të hënën!’ Braçe shpall 2 objektivat e radhës: Skema aktuale e dëmshme e Bujqësisë dhe një ditë pushimi për gra e vajza! (VIDEO)
3 Janar, 11:43
-
Protesta e PD/ Berisha me një grusht militantësh bllokojnë 3 orë Tiranën: Qeveri teknike! Përplasen me policinë! Noka grusht efektivit
23 Dhjetor 2024, 17:11