Shpresat për të parë peshëngritësin Erkand Qerimaj në Lojërat Olimpike Londër 2012 janë shuar përfundimisht. Komisioni i Apelit në Federatën Botërore të Peshngritjes e ka ulur në 11 muaj dënimin 2-vjeçar të Erkan Qerimajt, ky vendim lë përfundimisht shkodranin jashtë Lojrave Olimpike. Erland Qerimaj pas shpalljes kampion Europë në kampionatin e zhvilluar në Antalia të Turqisë rezultoi se kishte përdoruar substanca të ndaluara duke u pezulluar fillimisht për katër vite nga të gjitha kompeticionet e sportit të peshëngritjes, por që më pas më uljen e dënimeve dy herë, ngeli si përfundim 11 muaj. Në këtë kompeticion në urinën e Qerimajt u gjet një substancë e familjes Metyl Hexanamine.
/Shqiptarja.com











