Ulet deficiti buxhetor
gjate mujit teto
Deficiti buxhetor është ulur gjatë muajit tetor. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, gjatë periudhës janar-tetor të vitit 2013 deficiti u zvogëlua në 54 miliardë lekë.
TIRANE- Deficiti buxhetor është ulur gjatë muajit tetor. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, gjatë periudhës janar-tetor të vitit 2013 deficiti u zvogëlua në 54 miliardë lekë. Krahasuar me peridhën janar-shtator të vitit 2013, deficiti është ulur me 4 miliardë lekë. Ndërkaq, edhe pse ka ndryshime positive, deficiti vazhdon të jetë i lartë për shkak të rritjes së shpenzimeve. Nëse do të krahasohej me një vit më parë në të njëjtën periudhë të ardhurat në buxhet ishin 2.7% më të ulëta. Ndërkohë, shpenzimeve gjatë këtij 10-mujori ishin 7.1% më të larta se sa ato të një viti më parë në të njëjtën periudhë.
E thënë ndryshe në vlerë monetare, shpenzimet u rritën me 21.3 miliardë lekë më shumë se në peridhën janar-tetor të vitit 2012. Totati i shpenzimeve në vitin 2013 gjatë peiudhës janar-tetor ishin 320 miliardë lekë. Për sa i përket kursimit të shpenzimeve, gjatë kësaj periudhe, ka ardhur si rrjedhojë e tkurrjes në shpenzimet kapitale. Në vlerë monetare kjo ishte afërsisht 2 miliardë lekë. Nga ana tjetër shpenzimet për pagat, sigurimet dhe personelin kanë vazhduar të ndjekin një trend rritës. Një tjetër fakt që është për t’u theksuar është kursimi për sa i përket ndihmës ekonomike.
Në tetor, shpenzimet për ndihmën ekonomike ranë në bazë vjetore me rreth 800 milionë lekë. Një ndryshim pozitiv janë të ardhurat nga tatimet edhe doganat. Pas nismës së ndërmarrë për të rishikuar buxhetin me qëllim planifikimin më të mirë për mbledhjen e tatimeve si dhe menaxhimin e doganave, gjatë këtij 10-mujori të ardhurat nga tatimet dhe dogant rezultuan 1.7 miliardë lekë më shumë se sa ishte planifikuar. Ndërkaq, pavarësisht këtij ndryshimi pozitiv gjatë këtij 10-mujori të ardhurat nga doganat dhe tatimet pësuan një rënie prej 5% krahasura me të njëjtën periudhë të një viti më parë. E shprehur në një vlerë monetare rezulton se të ardhurat nga tatimet dhe doganat u ulën me 9.6 miliardë lekë.
Shkrimi u publikua sot (26.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
31.6%
-
Jo
62.6%
-
Deri diku
5.9%
Vota total: 1229
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ministrja Pirdeni nënshkruan Planin e Veprimit në Budapest: Hungaria do të trajnojë nëpunësit shqiptarë për integrimin në BE!
28 Nëntor, 19:28
-
SHBA/ Arrestohet një burrë në Arizona që kërcënoi se do të vriste presidentin Trump dhe familjen e tij
28 Nëntor, 19:25
-
Dosja e Suel Çelës/ Flamur Vezaj nxjerr zbuluar Artan Hoxhën: Kurrë s’kam marrë favore, as s'kam pranuar ndërhyrje
28 Nëntor, 19:18
-
A do të dërgojë NATO ushtarë në Ukrainë? Mark Rutte: Do të sigurohemi që ukrainasit ta vazhdojnë këtë luftë
28 Nëntor, 19:08
-
Itali/ Vrau Nikolin Nikën pas sherrit në lokal, 62-vjeçari shqiptar lihet në burg: Mbrojta veten, më sulmoi! (EMRI)
28 Nëntor, 19:01
-
Petro Koçi në Report Tv: Berisha skenar ogurzi si i ’97-ës, fshihet pas qeverisë teknike! Protestë me akte guerrile, duhet të gjykohet edhe për 21 janarin
28 Nëntor, 19:01
-
Amerikanët festojnë Ditën e Falenderimeve, ja çfarë simbolizon kjo festë
28 Nëntor, 19:01
-
Francë/ U shkatërrua nga flakët rreth 5 vite më parë, rihapet 'Notre-Dame'! Ja kur do të pres vizitorë katedralja historike e restauruar
28 Nëntor, 18:48
-
I emëruar i Trumpit për emigracionin mbikqyri një valë deportimesh në të kaluarën
28 Nëntor, 18:37
-
Ukrainë, lufta dhe pasiguria ndikojnë tek rënia e popullsisë
28 Nëntor, 18:33
-
Demush Shasha: Pozicioni më i rëndësishëm amerikan
28 Nëntor, 18:30
-
Partia e Lirisë kërkon shtimin e mbi 45 mld lekëve për Buxhetin 2025! Xhixho: Depozituam 11 amendamente në Kuvend, buxheti i Ramës për oligarkët
28 Nëntor, 18:27