Ndërsa për bonot 6-mujore, interesi në shkallë vjetore zbriti në 5.51%, nga 5.79% që ishte në ankandin e mëparshëm. Kërkesa për të blerë bono thesari ishte e konsiderueshme.
Shuma e kërkuar ishte gati 19 miliardë lekë, nga rreth 13 miliardë lekë, që ishin bonot në shitje, duke reflektuar sërisht një pjesëmarrje të bankave në blerje të letrave me vlerë të qeverisë.
Ky është një trend i theksuar muajt e fundit, kur bankat po i investojnë paratë e lira në blerje të bonove të thesarit apo obligacioneve, duke lënë pas financimin e biznesit.
Investimet në letrat me vlerë të qeverisë nga bankat u rritën me 4% në fund të marsit 2013 (14 miliardë lekë), në raport me dhjetorin 2012, ndryshe nga kredia për ekonominë, që u rrit me vetëm 0.1% (apo rreth 365 milionë lekë) për të njëjtën periudhë të vitit.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 12.06.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)