/ATSH/- Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) njoftoi se në muajin prill arkëtoi 10 milionë usd më shumë nga e njëjta kohë e vitit 2014, ndërsa humbjet kapën nivelin 30.5%, duke mundur që për herë të parë pas 3 vitesh të dalë me fitim.
Sipas OSHEE-së, në muajin prill u arritën të gjitha objektivat e punës.
Në muajin prill u arkëtuan në total 50 milionë usd, nga targeti në planin e punës 47 milionë usd dhe me 10 milionë usd më tepër se muaji prill 2014.
Si 4-mujor, janar-prill, u arrit të arkëtohen rreth 24.5 miliardë lekë, rreth 100 milionë usd më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2014.
Arritje pozitive OSHEE arriti në drejtimin e uljes së humbjeve, ose vjedhjeve të energjisë elektrike, që arriti në 30.5%, nga 35.7%, që ishin vjet.
"OSHEE forcoi kontrollet me ritme të larta gjatë muaji prill, ku u kryen 60 mijë të tilla, gjysma e të cilave rezultuan debitorë ndaj OSHEE-së", thonë burimet e kompanisë, që shtuan se ndaj tyre u mor masa me ndërprerjen e energjisë elektrike.
Lidhjet e kontratave të reja u rritën 33% më shumë në 4-mujorin e parë të vitit, krahasuar me 2014-tën.
/Shqiptarja.com