Ulet në nivelin rekord të 2.5%, norma
bazë e interesit të lekut
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mori në shqyrtim dhe miratoi Raportin Mujor të Politikës Monetare dhe vendosi të ulë me 0.25 pikë përqindje normën bazë të interesit, duke e çuar atë në nivelin 2.50%. Ky është rekordi minimal i normës bazë në vite.
TIRANE - Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mori në shqyrtim dhe miratoi Raportin Mujor të Politikës Monetare. Pasi u njoh me zhvillimet më të fundit ekonomike e monetare në vend, si dhe në vijim të diskutimeve mbi ecurinë e pritur të tyre në të ardhmen, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të ulë me 0.25 pikë përqindje normën bazë të interesit, duke e çuar atë në nivelin 2.50%.
Ky është rekordi minimal i normës bazë në vite. Guvernatori i Bankës Qendrore, Ardian Fullani, ka argumentuar në një dalje publike vendimin e Këshillit Mbikqyrës për të ulur në 2.5% normën bazë të interesit.
“Vënia në lëvizje të plotë e mekanizmit të kredimit sot është ‘thembra e akilit’ dhe e gjithë vëmendja e botës financiare është e përqendruar në këtë element, që është shumë kompleks dhe që kërkon përfshirjen e shumë aktorëve. Në këtë situatë ne po krijojmë të gjitha kushtet që ne të arrijmë maksimalen kur të vijë momenti.
Situata varet shumë nga politikat zhvillimore të qeverisë dhe prandaj mendoj se marrëveshja me FMN dhe BB e ka rritur besueshmërinë e qeverisë shqiptare saqë e ka bërë të gatshme të rinovojë kredinë në tregun ndërkombëtar. Ne i japim mundësinë ekonominë shqiptare për të lehtësuar kostot dhe nxitur kreditimin dhe ne jemi të fokusuar plotësisht në këtë drejtim”.
Roli i Bankës së Shqipërisë po funksionon në mënyrë perfekte dhe e njëjtja gjë po ndodh, ndoshta jo me të njëjtën madhësi, edhe tek normat e interesit të kredive dhe depozitave çka kjo tregohet më së miri nga qëndrueshmëria e tyre. Mendoj se jemi në rrugë të mbarë, por duhet që agjentët ekoonomikë në vend të kapin momentin e këtyre ndryshimeve që ne po bëjmë.
Lëvizja e BSH-së është strategjike në këtë aspekt, tha Fullani.
BSH gjykon se sistemi bankar në vend duhet të adaptojë një sjellje më të drejtë ndaj kreditimit: ulja bazë e interesit, injektimi i likuiditetit nga Banka Qendrore si dhe përshtatja e e rrgullorave duhet të nxisë kreditimin dhe prandaj sistemi bankar duhet të jetë shumë më aktiv në kreditim.
Përmes uljes së normës bazë të interest synohet t’i jepet shtysë invesimit dhe konsumit me qëllim rënien e kostos së financimit për sektorin privat.
Ndërkohë aktiviteti ekonomik pritet të shënojë një rritje ekonomik ndërkohë që hendeku i prodhimit megjithëse do të mbetet negative, do të jetë në përmirësim.
“Pesim rritje pozitive të ekonomisë në muajt e parë të vitit, ka pozitivitet nga sektori privat dhe publik. Është shënuar gjithashtu shtim i eksporteve, ndërkohë që ka një rritje edhe të konsumit të investimeve. Megjithatë ecuria e tyre mbtetet e ngadaltë duke reflektuar pasigurinë dhe rimëkëmbja e tyre do të jetë përcaktuese për rritjen ekonomike të vendit gjatë vitit 2014”, tha guvernatori.
Redaksia online
(ar.sh/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43.2%
-
Jo
50.5%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 4142
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dosja K- Letra e Edip Tershanës në qeli: Enver ti e shite Kosovën, kjo është tradhëti!
28 Janar, 21:04
-
Ylli Pata: Sforcimi kërcitës i partive të reja të opozitës
28 Janar, 20:54
-
Meta shkruan nga burgu: 'Në qeli kam vetëm kalendarin që më dhuroi Janullatos...". Ish Presidenti kujton si dhe pse i dha nënshtetësinë Hirësisë dhe ndërtimin e Katedrales
28 Janar, 20:40
-
Protestat në Serbi/ Vuçiç i drejtohet popullit: Plotësuam kërkesat e studentëve! Vendimi për qeveri të re, brenda 10 ditëve! Mund të kemi zgjedhje të parakohshme për 75 ditë
28 Janar, 20:22
-
Juristi Kara për Report Tv: Berisha vrau e preu, nëse vjen në pushtet Shqipëria shpërbëhet! Ahmetaj të dalë si i penduar e jo si i kulluar me gjysmë të vërteta
28 Janar, 20:20
-
Berat/ Rrëmbeu dhe dogji dy të rinj në ’98-ën, Gjykata e Beratit dënon Byniamin Hajron me 25 vite burg
28 Janar, 20:13
-
SPAK kërkon sekuestrimin e pronave të Ervis Martinajt, Beqiri: Nëse s'do fshihej pas tezes së tij Liri Berisha, s’do kishte bërë këto që ka bërë! Me lidhje politike
28 Janar, 20:02
-
Ligji për “Burgun e hapur”/ Debat te Komisioni i Sigurisë, Alibeaj: Përfitojnë edhe subjekte të SPAK! Naço: Përcaktohen qartë kriteret, ka nevojë vendi
28 Janar, 19:48
-
Beqiri paralajmëron dosje të tjera të ‘nxehta’ për Berishën: Së shpejti edhe 7 ‘Partizanë’ të tjerë, KQZ duhet t’ia hiqte mandatin për falsifikimin! Ahmetaj, kriminel që kërkon azil
28 Janar, 19:35
-
Edi Rama: Më pëlqejnë memet dhe karikaturat e humorit, s’di ç’do bëja po të mos më nxirrin
28 Janar, 19:35
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Elena Kocaqi në ‘FrontLine’: 'Shteti Bektashi', gabim dhe marrëzi e Ramës! Nëse opozita s’do merrej me Berishën, do ishte e bashkuar në fushatë
28 Janar, 19:28
-
Protesta masive në Serbi, plagoset rëndë një studente, policia arreston 4 persona
28 Janar, 19:24